Ballina Lajme Vuçiç nuk dorëzohet/Mbledh sot qeverinë për të miratuar kërkesën për kthimin e...

Vuçiç nuk dorëzohet/Mbledh sot qeverinë për të miratuar kërkesën për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

1

SERBI- Nuk ka ndërmend të ndalet Vuçiç. Qeveria e Serbisë do të mbajë një mbledhje sonte në ora 20:00 në të cilën zyrtarisht do të miratohet kërkesa e Beogradit për të kërkuar kthimin e ushtrisë dhe policisë sonë në Kosovë nga KFOR-i në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas informacioneve, kabineti duhet të mblidhet në Pallatin “Serbia”, ku i pranishëm do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiç. Komandës së misionit ushtarak ndërkombëtar do t’i dërgohet një dokument, për të cilin pala serbe thotë se ka të drejtë absolute, duke pasur parasysh se as KFOR-i dhe as EULEX-i nuk kanë bërë shumë për mbrojtjen e popullit serb.

Dispozita e Rezolutës 1244, e cila ka të bëjë me kthimin e forcave serbe të sigurisë, është formuluar në atë mënyrë që nënkupton obligimin e KFOR-it për të mundësuar hyrjen e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Ditët e fundit, shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock dhe i dërguari i presidentit amerikan, Gabriel Escobar, janë shprehur hapur kundër kësaj ideje, e cila shkel drejtpërdrejt normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuar