Ballina Rajoni Vuçiç konfirmon udhëtimin në Bruksel: Takohem vetëm me Borrell, jo me Kurtin

Vuçiç konfirmon udhëtimin në Bruksel: Takohem vetëm me Borrell, jo me Kurtin

5

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar takimin me Komisionerin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell në Bruksel, por nuk do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiç ka deklaruar se nuk ka asgjë për të diskutuar me Kurtin, pasi sipas Presidentit serb, qëllimi i Kryeministrit të Prishtinës është dëbimi i serbëve nga gjithë territori i Kosovës.

Janë predikime për Enver Hoxhën, Adem Demaqin, Marksin, për çështjet e brendshme politike në Serbinë qendrore… Unë do të shkoj në Bruksel të flas me Borelin një orë, dy deri në dhjetë, nuk kam punë me Kurtin. Ky është qëllimi i tyre i vetëm. Ne po flasim për një enverist, ndjekësin më të afërt, patologjik të Adem Demaqit. Kurti është zëdhënësi i tij dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt“, tha Vuçiç.

Më tej ky i fundit u ndal dhe te arrestimi i serbëve në veri, duke theksuar se qëllimi i Kosovës është dëbimi i tyre. Sakaq, Vuçiç shprehet se nuk beson se Perëndimi do të ndëshkojë Albin Kurtin.

Kanë filluar edhe arrestimet e serbëve në jug të Ibrit. Qëllimi i tyre është të dëbojnë serbët nga e gjithë Kosova. Nuk besoj se perëndimi do ta dënojë Kurtin, sepse gjithmonë do të ketë mjaft vende të vogla që një shtet i madh do t’u thotë të jenë kundër. Këto janë lojëra fëmijësh që nuk mund t’i shesin më askujt, sepse janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të na ndëshkuar”, tha Vuçiç.

Sakaq, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se qëllimi përfundimtar i autoriteteve të Prishtinës është dëbimi i plotë i popullit serb nga Kosova.

Daçiç tha se po kryejnë veprime të njëanshme dhe në vend të normalizimit zgjedhin të përshkallëzojnë problemin me qëllim që të provokojnë serbët në konflikte dhe ta portretizojnë Serbinë si një faktor përçarës.

Çdo dënim i tyre është i drejtuar kundër Serbisë, jo vetëm personalisht kundër Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç apo meje, por kundër Serbisë dhe popullit serb në Kosovë.

Ata thonë se kemi bërë krime dhe gjenocid. Takimi i fundit në Bruksel i ministrave të jashtëm ku ftuan përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor përfundoi kur përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borell, mori të ashtuquajturën Ministre të Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervali Švar, sepse ai nuk mund ta dëgjonte më”, tha Daçiç.

/rtsh.al/