Ballina Lajme Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re efektivi i Forcave të Armatosura

1

Një efektiv i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ka humbur jetën në moshë të re pasi nuk arriti të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Mbrojtjes në një postim në rrjetet sociale.

Ministria thotë së Ernesto Leka ishte ushtar i dytë i Bazës së mbeshtetjes dhe emergjencave Civile. Sipas Ministrisë, Leka mbylli sytë në një nga spitalet e Turqisë.

“Të pikëlluar nga humbja e jetës së një prej djemve tanë të mirë, ushtarit të dytë të Bazës së mbeshtetjes dhe emregjencave Civile, Ernesto Leka. Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë, në një moshë kaq të re, në një nga spitalet e Turqisë. Ngushëllime nga zemra familjes së Ernestit e kolegëve të tij!”-njofton Ministria e Mbrojtjes