Ballina Rajoni Vritet shqiptari në Greqi, mediat greke japin detaje: Ja si u qëllua...

Vritet shqiptari në Greqi, mediat greke japin detaje: Ja si u qëllua aksidentalisht

2

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Athinë. Sipas protothema.gr, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një kafene, ndërsa hetimet, siç raporton media greke kanë marrë një kthesë dramatike pasi policia konstatoi se viktima u qëllua dhe u vra aksidentalisht.

Episodi i përgjakshëm ka ndodhur në orën 23:40 të së martës mbrëma në një kafe me nargjile në rrugën Kastamonis, në Nea Joni, ku shqiptari fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka përfunduar pak orë më pas në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të fundit, gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.

Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë ndërsa njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi. Për pasojë, plumbat kapën shqiptarin fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u përfshinë në sherr. Viktima në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ishte duke pirë kafe.

Menjëherë pas ngjarjes grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur.

Oficerët e policisë që ndodhen në vendngjarje gjetën një automjet xhip të tipit amerikan i cili dyshohet se i përkiste njërit prej anëtarëve të grupit shqiptar./Opinion.al