Ballina Lajme Vritet një nga sulmuesit e grupit të armatosur në veri të Kosovës

Vritet një nga sulmuesit e grupit të armatosur në veri të Kosovës

9

Policia e Kosovës ka vrarë një nga kriminelët e grupit të armatosur prej më shumë se 30 personash që janë pozicionuar në veri të vendit.

Grupi kriminal i armatosur rëndë qëndron në manastirin e Banjskës. Ndërsa Policia e Kosovës i mban të rrethuar.

Kriminelët qëllojnë vazhdimisht në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u detyrua të kundërpërgjigjej me armë duke ekzekutuar njërin prej tyre.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Policia e Kosovës.

/tvklan.al