Ballina Lajme Kronike “Vrava nënën tuaj e vëllanë tim”, autori telefonoi fëmijët pas krimit

“Vrava nënën tuaj e vëllanë tim”, autori telefonoi fëmijët pas krimit

2

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që tronditi vendin këtë të premte ku në fshatin Tërvol të Gramshit,  75-vjeçari Xhevat Sinani vrau bashkëshorten e tij Z.S dhe vëllanë Shaqir Sinani.

Sipas informacioneve në media autori pas ngjarjes ka telefonuar fëmijët, të cilëve u ka thënë se ka vrarë mamanë e tyre dhe vëllanë e tij.

Ndërkohë policia ka ndaluar autorin, ndërsa janë marrë në pyetje edhe familjarë të autorit të cilët janë shprehur të tronditur dhe se nuk kanë dijeni se çfarë mund ta ketë çuar 75-vjeçari të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

“Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë . Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç,  ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani”-njoftoi policia.