Mbahet sot seancë gjyqësore për Sokol Mjacajn, autor i ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit.
Mjacaj akuzohet se vrau me armë një të dënuar me burg përjetë dhe plagosi shokun e këtij të fundit. Prokuroria ka kërkuar për Mjacajn ‘arrest me burg’ për këtë vepër penale, ndonëse ai është i dënuar me burg përjetë.
Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që prokurori i çështjes është Xhelian Seferi dhe gjyqtare, Yrfete Shkreli. Sakaq, FNSH dhe Shqiponjat kanë krijuar Perimetrin e Sigurisë përreth Gjykatës së Elbasanit para fillimit të seancës, për t’iu paraprirë çdo situate kaotike.