Ballina Lajme Kronike Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër për pagesën e qirasë, arrestohet autori...

Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër për pagesën e qirasë, arrestohet autori 34-vjeçar

1

34-vjeçari Lekë Vuksani është vënë në pranga pasi dje ekzekutoi me automatik pronarin e shtëpisë së tij Petrit Vuksanin për pagesën e qirasë.

Njoftimi i policisë

Pas 21 orësh kërkimet dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.