Ballina Lajme Vrau një person në vitin 2019, vihet në pranga 31-vjeçari në Fier

Vrau një person në vitin 2019, vihet në pranga 31-vjeçari në Fier

173

Këtë të martë, shtetasi i shpallur në kërkim, Sadri Selaci, është vënë në pranga nga policia e Fierit.

31-vjeçari është dënuar me 19 vite burg, për një vrasje me thikë të kryer në vitin 2019.

 

“ Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Sharp”, si rezultat i të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim Sadri Selaci, 31-vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06.07.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 11.08.2019, në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (aktualisht vuan dënimin në IEVP), ka vrarë me mjet prerës (thikë), një person”, thuhet në njoftimin e policisë.