Policia e Elbasanit ka arrestuar Ramis Mici, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, 37-vjeçaren Jetlira Elezi. I shpallur në kërkim 37-vjeçari u arrestua ndërsa ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës.
Viktima 37-vjeçarja Jetlira Elezi u qëllua me thikë disa herë nga bashkëjetuesi Ramis Mici, për motive ende të paqarta.
Për shkak të plagëve të marra gruaja nuk mundi të jetojë.