Tritol banesës së Ilir Koçiles në Durrës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor.
Koçilja akuzohet se vrau 46-vjeçarin Halil Koka me thikë në zemër në lagje numër 4 të qytetit të Durrësit.
Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”
Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Ambulanca mbërriti menjehere në vendngjarje, por Koka ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.
‘Rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve’, njofton policia.