Ballina Lajme Vrau gruan me thikë, merret vendimi për shqiptarin në Greqi

Vrau gruan me thikë, merret vendimi për shqiptarin në Greqi

60

Autoritetet greke kanë dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin, i cili një vit me parë vrau me thikë gruan e tij në Tsilivi të Zakynthos.

52-vjeçari është shpallur fajtor për vrasje me dashje ndërsa njëkohësisht është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje, raporton Protothema.

Viktima ishte nënë e tre fëmijëve. Disa orë para krimit, gruaja fatkeqe kishte shkuar për të disatën herë për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo është kthyer në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e ka sulmuar atë me shqelma dhe grushte. Më pas e futi me forcë në kuzhinë ku e goditi me thikë për vdekje.

Pas krimit brutal ai u fsheh, ndërsa të nesërmen shkoi në punë normalisht. Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”.

1-vjeçarja shqiptare kishte tre fëmijë (19, 14 dhe 8 vjeç) dhe punonte dy punë për t’i rritur.

“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën që u arrestua babai i tyre.