Gjykata ka lënë në burg Xhevit Sinanin, i cili pasditen e së premtes në fshatin Tërvol Gramsh vrau gruan dhe vëllain. Autori Xhevit Sinani dyshonte se i vëllai, Shaqir Sinani i ngacmonte gruan, Zeqine Sinani. Ndërkohë ai ka qenë i paqartë me deklaratat gjatë seancës. Kjo pasi ai ka thënë se nuk ka vrarë njeri. Sipas avokatit ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Kujtojmë se 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat. Ai ishte larguar së bashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit. Ndërsa vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Të premten, 80-vjeçari ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë. Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.