GREQI- Detaje të reja mësohen nga vrasja tragjike e trefishtë në Greqi, ku burri i mori jetën foshnjës 1 vjeçe, partneres dhe më pas vetes së tij.
Mediat greke kanë publikuar së fundmi një letër që autori i krimit i kishte shkruar partnerës që ta bindte të kthehej me të.
Në letrën e publikuar nga Mega, 56-vjeçari shpreh ndjenjat e dashurisë që ka për Anën dhe përpiqet ta bindë atë që të bëhen sërish çift, ashtu siç ata e kishin imagjinuar.
“Gjithçka që bëtë për mua ishte e paprecedentë. Këto më prekën në zemrën time të mbyllur e të ngurtë. Nuk kam përfituar asnjë moment nga ty, nuk është në karakterin tim dhe e kam vërtetuar. Të pashë që në momentin e parë si personin e duhur për mua. E kuptoj që jeni në një pozitë shumë të vështirë. Unë jam në pozicionin tuaj dhe i shoh vështirësitë. Fatkeqësisht të kam dashur dhe për fat të mirë jam kaq i pjekur dhe i mësuar nga jeta me njerëzit. Unë u mbylla me veten, nuk u besoj njerëzve në përgjithësi, 90% mbajnë maska. Nuk po luaj me ty, u ula dhe mendova për gjithçka, dhe është e vështirë për mua”, shkruan ai.
Në të njëjtën kohë, në letrën e tij drejtuar Anës, 56-vjeçari duket se po përpiqet të pranohet nga familja e saj pasi ata besonin se diferenca e tyre në moshë mund të ishte pengesë në rrugën e tyre të dashurisë.
“Diferenca e moshës mes nesh, ky do të jetë problemi i madh për njerëzit e tu. Unë dhe ti duhet t’u dëshmojmë atyre me veprime të arsyeshme se ajo që ndjejmë për njëri-tjetrin nuk është diçka joserioze, është e rrënjosur thellë në zemrat tona”, përfundon letrën.
Ironia tragjike në gjithë këtë është se Anna dhe fëmija i tyre një vjeçar u vranë nga njeriu që dikur kërkonte një jetë plot dashuri dhe lumturi.