Ballina Lajme Vrasja në Vlorë| Autorët u larguan drejt Elbasanit, gjendet makina, zbulohet pronari

Vrasja në Vlorë| Autorët u larguan drejt Elbasanit, gjendet makina, zbulohet pronari

91

Policia e Vlorës ka liruar pas më shumë se 18 orësh 15 të shoqëruarit për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.

 

 

 

Burime bëjnë me dije se lirimi i personave të shoqëruar ka ndodhur pas mesnatës, në orët e para të mëngjesit së të premtes.

Policia nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme për të implikuar personat që blutë kanë skeduar si të dyshuar.

 

 

Bazuar nga hetimet e grupit hetimor ekzekutimi është kryer me snajper në distancë nga automjeti i cili ka qëndruar i parkuar për rreth 20 minuta përpara banesës së 23 vjeçarit.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me automjetin tip BMV X3, i cili u gjet i djegur në lagjen “24 Maji”

Më pas autorët janë larguar nga Vlora drejt Elbasanit, me një automjet tjetër i cili është sekuestruar nga policia.

Automjeti ishte në pronësi të një personi nga Elbasani, i cili ka deklaruar në polici se e kishte shitur këtë automjet, por në fakt nuk posedon një kontratë shit-bjerje.

Hetimet vazhdojnë mbi këta dy persona nga Elbasani të cilët janë shoqëruar në komisariatin e policisë Vlorë.