Ballina Vendi Vrasja e dy vëllezërve gazetarja ‘zbërthen’ krimin: Sherri mes 2 fiseve të...

Vrasja e dy vëllezërve gazetarja ‘zbërthen’ krimin: Sherri mes 2 fiseve të mëdha

757

Gazetarja Laureta Roshi ka zbuluar të tjerë detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku shtetasi Altin Kuka vrau me armë zjarri bashkëfshatarët e tij, Lavdosh dhe Gramoz Kurtaj vëllezer.

Roshi tha në një lidhje për emisionin “People” në Euronews Albania se Kuka dhe Kurtaj janë dy fise të mëdha në zonë dhe Policia po kujdeset që të zbusë gjakrat mes tyre, në mënyrë që të mos shkohet në vetëgjyqësi.

Ajo tha gjithashtu se janë hetimet ato që do të zbulojnë shkakun e vërtetë të ngjarjes, pasi sipas saj, është e dyshimtë arrestimi nga ana e Policisë i 2 personave të tjerë, që mund të kenë ndihmuar Altin Kukën në krim.

“Jam në spitalin e Fierit ku po bëhet ekspertiza mjeko-ligjore e dy viktimave. Sot për herë të parë Kryekomisari, shefi i rendit në Fier doli dhe dha një sinkron të shkurtër, gjë që nuk para ka ndodhur, për uljen e tensioneve mendore e emocionale. Lavdosh dhe Gramoz Kurtaj dhe autori është Altin Kuka.

Që një 49-vjeçar të marrë automatikun e të marrë jetën e dy bashkëfshatarëve të vetë, është një shkak shumë… Banonin në një fshat, në Kurjan të Fierit. Nuk mund të flas për arsye të vrasjes, por sipas Policisë zënka ka qenë për motive të dobëta. Madje fillimisht Policia nuk e ka dhënë as atë shkakun e sherrit të fëmijëve. Policia ka arrestuar 2 shtetas të rritur veç Altin Kukajt, që udhëtonin nga Roskoveci në drejtim të Beratit.

Ata mund të kenë patur dijeni për krimin, ose kanë qenë mbështetës, janë të tjerë elementë të hetimit që do të dalin në pah në ditët në vijim. Bëhet fjalë për dy fise shumë të mëdha dhe policia ka ndërhyrë për të ulur gjakrat. Viktimat kanë qenë në lokalin e tyre nga pamjet dhe personi që ka zbritur nga makina me automatik”, tha Roshi.