Ballina Lajme Vrasja e Suela Saliajt në SHBA, flasin të afërmit në Shqipëri: Donte...

Vrasja e Suela Saliajt në SHBA, flasin të afërmit në Shqipëri: Donte t’i merrte vajzën

109

Banorë dhe të afërm në fshatin Graçan të Mallakastrës kanë komentuar për Top Channel ngjarjen e rëndë të ndodhur në SHBA, ku ish-bashkëshorti vrau 32-vjeçaren shqiptare.

Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha fqinji.

“I ati i çupës ka qenë infermier ata ikën dhe rrinin në Fier”, tha një fqinje.

“”I ati ka qenë infermier, ka punuar dy tre vjet në fshatin tonë, pas kësaj ka ikur në Fier ka punuar në Fier, pasi punoi atje i doli llotaria në Amerikë, kanë gati 20 vitem 15-20 këtu vërtitet”, tha një tjetër.

“I vdiq e ëma, nuk erdhi, i vdiq i ati nuk erdhi”, shtoi ai.