Ballina Lajme Vrasja e shqiptares, partneri grek i ngriti kurth

Vrasja e shqiptares, partneri grek i ngriti kurth

22

Të dhënat e reja që kanë dalë në dritë për vrasjen brutale të 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik nga partneri grek dhe shoku i tij janë shokuese.

Mediat greke kanë zbuluar se 41-vjeçarja e cila ishte shtatzënë në muajin e tretë, ka humbur jetën pasi është qëlluar disa herë me thikë.

Duke cituar burime policore mediat greke raportojnë, se partneri 39-vjeçar i shqiptares dhe shoku i tij i kishin zënë pritë për të realizuar planin e tyre kriminal.

41-vjeçarja ka hyrë në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 11:00. Aty e prisnin dy autorët, të cilët duket se e kishin paracaktuar se çfarë do të bënin më pas.

Sipas hetimeve shoku i tij ka arritur ta kërcënojë me një thikë 41-vjeçaren, ndërsa partneri i ka vënë prangat dhe i ka vendosur shirit mbi gojë.

Më pas ata e kanë çuar në dhomën e gjumit dhe aty e kanë goditur disa herë me thikë në trup, ku 41-vjeçarja humbi jetën tragjike.

Pas vrasjes së gruas shtatzënë, dy autorët i kanë marrë edhe 80 Euro dhe më pas e kanë transportuar me një makinë në një zonë të pyllëzuar aty ku u gjet një ditë më parë nga policia.

Dy të dyshuarit janë kthyer sërish shtëpi, ku janë përpjekur të zhdukin  provat e krimit duke fshirë gjakun. Gjithashtu për të mashtruar autoritetet ata kanë vendosur në shtratin ku vranë 41-vjeçaren një dyshek tjetër.

Dy personat e ndaluar ndodhën në paraburgim dhe ndaj tyre është ngritur akuza për vrasje në bashkëpunim, ndërprerje të shtatzënisë, grabitje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Tv Klan