Ballina Lajme Vrasja e rojes së Top Channel, reagon presidenti Begaj

Vrasja e rojes së Top Channel, reagon presidenti Begaj

1

Tiranë- Presidenti, Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Top Channel.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.