tGjykata e Elbasanit do të zhvillojë ditën e sotme seancën e parë ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Burime bëjnë me dije se prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.