Arma e krimit, një pistoletë TT, me të cilën është ekzekutuar biznesmeni Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda ambienteve të resortit të tij, dyshohet se është hedhur në lumin Drin.
Gazetari Ervin Leka raporton se palombarët e RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pistoletës.
Megjithatë, deri më tani, s’ka pasur asnjë rezultat.
Dyshohet se organizator i krimit është Edmond Haxhia, ndërsa krimi është kryer nga shtetasi portugez Ruben Saraiva.
Ndërsa 4 shtetas britanikë, mes tyre një vajzë, kishin rolin e vëzhguesit.