Ballina Lajme Vrasja e Liridona Murselit, arrestohet dhe nipi i Naimit, anëtar i FSK-së

Vrasja e Liridona Murselit, arrestohet dhe nipi i Naimit, anëtar i FSK-së

33

Mediat në Kosovë raportuan të premten në mbrëmje se pas Granit Plavës, Naim Murselit është arrestuar dhe një person i tretë i dyshuar se ka lidhje me vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas mediave në kosovë personi i tretë i arrestuar është Kushtrim Kokalla, i cili është nipi i Naim Murselit, si dhe anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, në pranga është vënë, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili kishte paguar me 30 mijë euro autorin, Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.

Gjatë marrjes në pyetje ka qenë autori i pari i cili ka treguar se është paguar nga Naim Murseli, të cilin e kishte edhe bashkëfshatar, për t’i vrarë gruan.

Më vonë edhe vetë Naimi, ka pranuar se i ka premtuar Plavës, 30 mijë euro që ai t’i vrasë gruan dhe një pjesë të parave ia kishte dhënë, ndërsa për pjesën tjetër kishin rënë dakord që t’ia jepte më vonë.

Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje. Ku Naim Murseli pretendoi se disa persona i kanë dalë përpara makinës për t’i grabitur, ndërsa ky i fundit ka marrë dy fëmijët dhe është larguar, ndërsa autorët kanë qëlluar mbi gruan e tij.