Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Grykë e Zezë në Lezhë mbrëmjen e djeshme. Ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe djalin e tij. Pjerin Përjaku dhe Gent Përjaku, babë e bir, u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre Besnik Pjetri. Viktimat dje ishin kthyer nga Italia. Pas ndarjes nga gruaja, Besnik Pjetri u kishte zënë pritë ish-vjehrrit dhe djalit të tij, pranë varrezave të Grykë Zezë në Lezhë. Pjerin dhe Gentian Perjaku kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me kallashnikov nga Pjetri, i cili më pas është arratisur. Pjetri ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.
Edhe pse 6 vite i ndarë, autori i ngjarjes së rëndë kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.