Ballina Vendi Vrasja e dy të rinjve në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Fajin...

Vrasja e dy të rinjve në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Fajin e ka Prokuroria, morën në qafë dy familje! Viktima duhet të ishte në burg

52

Xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy persona dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria që kanë liruar një nga viktimat, pas një konflikti pak kohë më parë.

Autorët e dyshuar, Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë, kanë qëlluar disa herë ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës me armë zjarri.

Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Para dy javësh, kanë ardhur dhe janë konfliktuar përpara hotelit të vëllait tim. Ka nxjerrë armën ai zotëria që e kemi parë në TV e ka marrë shteti dhe e ka dërguar në burg, e ka liruar për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur se për kë nuk e dimë, rrezik për ne ose për ata. Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar, nuk ka bërë mirë as shtetit, as familjes së tij dhe as neve.

A do të dorëzohen dy vëllezërit?

Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Nuk e di se kur ndodhen, nuk kemi komunikim me ta. Këtij shteti është vështirë me iu dorëzuar kujt, se janë duke e bërë “rrush e kumbulla” këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe duke favorizuar kriminelët. Kërkojmë drejtësi, Prokurorët e kanë lëshuar ditën e tretë, nuk merret vesh.

Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

“Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Dy autorët sapo kanë vënë re viktimën, janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë Ersild Ishmin 33 vjeç dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç duke u shkaktuar plagë të rënda.

Plumbat kanë prekur edhe  Zyber Zagradin, i cili shërben si kamarier në një tjetër hotel. Ata janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rendë, dhe pavarësisht ndihmës se mjekeve, kanë ndërruar jete.

Policia ka ngritur pika  kontrollit për arrestimin e dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku.

 

Top Channel