Ballina Lajme Kronike Vrasja e 39-vjeçarit në Tiranë dyshohet për hasmëri, policia shoqëron disa persona

Vrasja e 39-vjeçarit në Tiranë dyshohet për hasmëri, policia shoqëron disa persona

1

Hasmëria dyshohet të jetë motivi i krimit që tronditi mbrëmjen e kaluar kryeqytetin, ku në zonën e Kodrës së Diellit u ekzekutua 39-vjeçari Briken Sanaj nga Lezha.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për BalkanWeb se policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Autorët kanë qenë në këmbë, kanë kaluar në një kodër jashtë rrethimit, ku i priste një makinë.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, mësohet se Sanaj ka parkuar makinën në garazh dhe ka dalë në trotuar, ku autorët e kanë ndjekur më këmbë dhe dyshohet me maska dhe e kanë qëlluar me armë disa herë, tre plumba e kanë kapur në kokë.

Policia ka sekuestruar disa gëzhoja dhe provat hetinore në vendin e ngjarjes. Sanaj ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje.