Qyteti i Klosit është tronditur mesditën e sotme, pasi një 17 vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe babai i viktimës.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Burrelit, ndërsa thuhet se babai i viktimës është në gjendje të rëndë.
Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, në afërsi të një lokali, ndërsa në momentin e ngjarjes ka pasur shumë kalimtar pranë skenës së krimit.
Ndërkohë, gazetari Igli Çelmeta ka mësuar se konflikti ka ndodhur mes dy fiseve, Mjeshtri dhe Hasula, një konflikt ky që thuhet se ka qenë i vazhdueshëm.
Pritet reagimi zyrtar i policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyes së kësaj tragjedie të rëndë që i mori jetën një të riu dhe la të plagosur disa persona të tjerë.