Ballina Lifestyle & Showbiz “Vrasësit e kohëve moderne kanë armë tastierën”, Arbana Osmani shpërthen pas vetëvrasjes...

“Vrasësit e kohëve moderne kanë armë tastierën”, Arbana Osmani shpërthen pas vetëvrasjes së nënës së 4 fëmijëve, ka një kërkesë për Edi Ramën

34

Reagime të shumta kanë ardhur nga opinioni publik pas vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës pas bullizimit në rrjetin social “TikTok”.

Mes tyre ka reaguar ashpër edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila ka cilësuar “tastierat” si “armët e vrasësve të kohëve moderne”.

 

Sakaq, ajo ka kërkuar mbylljen e rrjetit “TikTok” nga kryeministri i vendit Edi Rama.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkroi moderatorja duket etiketuar edhe kreun e qeverisë.