Ballina Lajme Vranë me armë zjarri 46-vjeçarin para shkollës fillore, dënohen me burg përjetë...

Vranë me armë zjarri 46-vjeçarin para shkollës fillore, dënohen me burg përjetë për gjakmarrje dy shqiptarët në Gjermani

1

Gjykata e qarkut Verden në Gjermani ka dënuar me burg të përjetshëm dy shqiptarë pasi këta të fundit kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri një tjetër shqiptar para një shkolle fillore në rrethin e Rotenburgut.

Mësohet se dy të dënuarit për vrasjen e 46-vjeçarit po ashtu shqiptar në vitin 2017, janë një 32 dhe një 36-vjeçar.

Në aktakuzën e prokurorisë gjermane mësohet se vrasja dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrëse, gjë që rrit dyshimet për një vrasje me sfond gjakmarrjeje nga Shqipëria.

Ky dyshim përforcohet pas zbulimit të autoriteteve gjermane se 46-vjeçari që mbeti i vdekur, ka vrarë një 17-vjeçar në vitin 2011, i cili ishte kushëri i dy të arrestuarve.

Mësohet se 36-vjeçari shqiptar kishte ndjekur viktimën për ditë të tëra, përpara se të zbrazte 12 plumba pistolete mbi të.