Ballina Lajme Votime edhe në burgje. Sa do lejohen dhe sa nuk do lejohen...

Votime edhe në burgje. Sa do lejohen dhe sa nuk do lejohen të marrin pjesë në proces?

2

Tiranë- Votime edhe në burgje. Përveç 5213 qendrave të votimit, në Shqipëri votohet edhe në institucionet e dënimit.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se deri rreth orës 11:45 të 14 majit, 84 të burgosur kanë ushtruar të drejtën e votës.

Ndërkohë janë 2096 të burgosur që janë përjashtuar nga e drejta për të votuar kryebashkiakun e qytetit ku vendbanimin. Ata përfshihen në kategorinë e ndalimeve të ligjit numër 138.

Kjo kategori përfshin të dënuarit e formës së prerë të akuzuar nga vrasja deri tek trafiqet e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Pas 1 muaji fushatë, sot do të mund të japin ‘verdiktin’ e tyre 3.650.550 shtetas shqiptarë që kanë të drejtën e votës. Ndërkaq janë 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.