Prej disa orësh në aeroportin e Rinasit janë krijuar radhë të gjata. Qindra pasagjerë, të cilët kërkojnë të udhëtojnë presim me orë për shkak të shtyrjes së orareve të nisjes nga linjat ajrore.
Këto janë pamjet e siguruara nga Klan News, një situatë kjo që ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme. Një prej këtyre kompanive është edhe Lufthansa ku pasagjerët që prisnin të udhëtonin drejt Mynihut kanë pritur me orë për shkak të vonesave.