Ballina Lajme Vlorë/ Rrahu të ëmën, në pranga 24-vjeçari

Vlorë/ Rrahu të ëmën, në pranga 24-vjeçari

34

Një 24-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia. Mësohet se 24-vjeçari B.A me banim në Picar, ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Ai është prangosur ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës.

 

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë/ Arrestoi shtetasin B.A., 24 vjeç, banues në fshatin Picar, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.