Ballina Lajme Vlorë/ E droguan dhe abuzuan seksualisht me të! Arrestohet një person, dy...

Vlorë/ E droguan dhe abuzuan seksualisht me të! Arrestohet një person, dy të tjerë në kërkim

53

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, me dyshimin se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan shtetasin K. Xh., 26 vjeç, banues në Sarandë, dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë sportive, drejt fasadës së një dyqani dhe e ka dëmtuar atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel