Tetori i vitit 2023 ishte tetori më i nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike “Copernicus”.
Temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor prej 15,3 gradë Celsius ishte 0,85 gradë mbi mesataren për muajin midis 1991 dhe 2020 dhe 0,4 gradë mbi tetorin më të ngrohtë deri më tani në 2019.
Në Evropë, ky ishte tetori i katërt më i ngrohtë, i cili ishte 1,3 gradë mbi mesataren.
“Viti 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar dhe aktualisht është 1,43 gradë Celcius mbi mesataren para-industriale”, tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtoreshë e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S).