Ballina Lajme Viruset dhe gripi në qarkullim, mjeku: “3 ditët e para kalojini në...

Viruset dhe gripi në qarkullim, mjeku: “3 ditët e para kalojini në shtëpi, merrni lëngje dhe vitamina”

1

Poliklinikat po përballen çdo ditë e më tepër me rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë nga viroza stinore. Drejtori i qendrës shëndetësore 9, Bujar Mema thotë se më problematike situata paraqitet për pacientët me sëmundje kronike dhe ata me pasoja nga COVID.

“Ka një fluks në rritje të pacientëve që vijnë ca nga frika, ca nga meraku, ca që janë megjithë mend të sëmurë. Një pjesë e madhe kanë dhe efekte dhe pasoja të virozës nga sinozitet maxilare, frontale, bronkitett më pak, tonsilitetet dhe më pak infeksione urinare, pra gama është e gjerë e një situate virale apo postvirale për të sëmurët dhe që është normale në këtë stinë apo periudhë të vitit”.

Mjeku tregon se ka disa lloj virusesh që po qarkullojnë e që po shfaqin klinika të ndryshme, duke mos përjashtuar asnjë grupmoshë.

“Temperatura e cila shkon dhe në shifra të larta që zgjat 1,2,3 apo 4,5 ditë dhe që janë të pritshme për pjesën e virozës dhe që nëse shkojnë më shumë se kaq i bie të kemi një problem tjetër dhe duhet t’i drejtohemi mjekut të familje. Dhimbja e trupit, kola që është here e thatë, e fuqishme aq sa shesh pacientët na vijnë sepse kanë qëndruar gjithë natën pa gjumë prej kollës e dalin probleme të tjera post virale e djersa. Këto kanë qenë shenjat më tipike”.
Mema sugjeron konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe vetëm pas dy ose tre ditësh, t’i drejtohen mjekut.

“Paketa bazë apo mjekimi i gjyshes gjithmonë ngelet në ditët e para trajtimi me lëngje, vitaminë C, antipiretik për temperaturës apo prej dhimbjes, por jo që të zgjasë më shumë se 2 apo 3 ditë. Pjesa tjetër i ngelet vizitës që duhet të bëj patjetër te mjeku i familjes apo kontakti te mjeku i familjes për të pare ecurinë nëse jemi në një situate virale apo kemi një ndërhyrje tjetër të ndonjë sëmundje shoqëruese dhe do merren mjekimet përkatëse.”
Për shkak edhe të qarkullimit të virusit RSV dhe gripit, javët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve që shtrohen në spital, me probleme pulmonare.