35-vjeçarja Alexandra Elena Mocanu është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Bolzano. E reja me orgjinë rumune është zbuluar nga karabinierët ditën e djeshme. Trupi i saj pa jetë ishte i mbështjellë me një batanije kur u evdentua.
Të gjitha dyshimet mbi vrasjen e saj targetojnë bashkëshortin, emigrantin shqiptar 42-vjeçar Avni Meçe. Menjëherë pas ngjarjes autoritetet italiane janë vënë në kërkim të tij. Hera e fundit që ai është bërë i gjallë ishte me vëllain e tij. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka njoftuar policinë pasi në telefon Meçe i kishte thënë se kishte bërë diçka të keqe dhe duhet të arratisej. Pasi vëllai i bashkëshortit njoftoi autoritetet, ata kanë shpërthyer derën dhe kanë gjetur viktimën Mocanu.
Mediet vendase raportojnë se fqinjët kanë konfirmuar se çifti diskutonte shpesh. Konfliktet mes tyre kishin nisur kohët e fundit.