Rehabilitimi dhe vënia në funksion e sistemit vaditës dhe kullues të lënë në harresë prej shumë vitesh tashmë është në një gjendje të mirë pune, duke mundësuar kështu pjesën dërrmuese të sipërfaqen e punueshme të tokës bujqësore dhe rritjen e rendimenteve në të mbjella.
Aktualisht në këtë drejtim vijon me ritme të shpejta puna për rehabilitimin e kanalit vaditës në Levan, një nga veprat më të rëndësishme për vaditjen e gjithë zonës së Levanit. Dega e Martinës është një nga veprat më të rëndësishme për vaditjen e gjithë zonës së Levanit por edhe më gjërë. Kjo degë furnizohet nga kanali Vjosë-Levan-Fier.
Kjo është faza e dytë e veshjes me beton dhe rehabilitimit të plotë të këtij kanali në zonën e Ferrasit dhe me përfundimin e kësaj vepre synohet një përmirësim i konsiderueshëm i vaditjes. Pastrimi i kanaleve vaditëse dhe ujitëse mbetet një ndër angazhimet kryesore për Rilindjen e Bujqësisë.
Pas mbi 25 vitesh të lëna në harresë, pastrimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në bashkinë e Fierit po ecën me ritme të shpejta. Mundësimi i punimeve me teknikë me ekskavatorë ka mundësuar rritjen e ritmit të punimit gjatë këtyre viteve duke bërë që në shumë zona të kthehet gjelbërimi i të mbjellave bujqësore. Rezultate të kënaqshme janë shënuar në zonën e Pojanit si pjesë e skemës ujitës edhe kulluese në fushën e Hoxharës.
Nga investimi i kryer, që nga bregdeti, nga Derëzeza, u arrit bashkimi dy kanaleve prej të cilit përfitojnë rreth 11 000 fermerë, fermat e të cilëve preken nga kanalet vaditëse dhe kulluese të cilat tashmë janë funksionale.
Investimet e kryera në këtë zonë janë shoqëruar dhe me një pastrim të konsiderueshëm të llumit dhe mbetjeve të grumbulluara. Nga ky investim janë rreth 6800 ha në këtë zonë të cilat ndjejnë përmirësim të ndjeshëm në drejtim të ujitjes dhe kullimit./Tv Kombi