Ballina Lajme Vijojnë zjarret masive në Kili/ Mijëra shtëpi digjen totalisht, bilanc i rëndë...

Vijojnë zjarret masive në Kili/ Mijëra shtëpi digjen totalisht, bilanc i rëndë viktimash

5

Zjarret vijojnë ende të jenë aktive në Kili, ndërsa bilanci i viktimave po rëndohet gjithnjë e më shumë.

Qindra persona janë të zhdukur dhe 123 kanë humbur jetën, ku vetë 33 prej tyre janë identifikuar. Në rajonin Valparaiso të Kilit janë djegur 15 mijë shtëpi.

 

Presidenti Gabriel Boriç deklaroi se zjarri ishte “katastrofa më e keqe që ka goditur vendin që nga tërmeti i 27 shkurtit 2010”, në të cilin vdiqën më shumë se 500 njerëz.

BBC shpërndau imazhet satelitore që tregonin tymin e përhapur nga zjarri, e cila mund të shihej nga hapësira.

Zjarret shpërthyen javën e kaluar mes një valë të pazakontë të nxehti që kishte tërhequr turistët në qytetet bregdetare të Vina del Mar dhe Valparaiso, të cilat normalisht ftohen nga flladi i detit.

Por të dy qytetet, si dhe qyteti i Quilpue në lindje, janë mbështjellë me tym të ashpër nga zjarret e pyjeve që digjen në kodrat aty pranë.

Zjarret u ndezën nga erërat e forta dhe banorët përshkruan se si, brenda pak minutash, komunitetet e tyre në kodër u përfshinë nga flakët.

Ministri i Brendshëm njoftoi se përparësia e qeverisë ishte shpëtimi i jetëve dhe ndalimi i zjarrit. Ndërkohë, vullnetarët po shpërndajnë ushqime dhe rroba për ata që kanë mbetur pa shtëpi.

Presidenti Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme fjatë së premtes dhe vendosi një shtetrrethim gjatë natës.

Policia dhe ekspertët po hetojnë nëse zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht