Një shqiptar dhe një rumun kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për vjedhje në disa bankomate të dy qyteteve. Pas hetimeve rezultoi se një 49-vjeçar shqiptar dhe një 45-vjeçar përmes mashtrimit dhe një mekanizmi nëpër bankomatet e qytetit të Stresit dhe të Bavenos arritën të vidhnin rreth 4 mijë euro.
Qytetarët pasi tentonin të merrnin para në bankomate, kryesisht në fundjavë, paratë nuk dilnin, por që përmes një mekanizmi merreshin më pas nga dy hajdutët. Hetimet nisën në gusht të vitit të kaluar pas raportimeve të disa qytetarëve se nuk punonin bankomatet.
Mësohet se hajdutët kishin përdorur një pajisje të posaçme të vendosur në brendësi të mbajtësit të kartëmonedhave, ku arrihej të bllokonin daljen e parave të gatshme të cilat mbeteshin të “ngujuara” në pajisjen e instaluar me mashtrim. Tashmë shqiptari dhe rumuni do të përballen me akuzën e vjedhjes.
(BalkanWeb)