Një person i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parashë në një banesë në Dimal. Policia thotë se autori i ka marrë çelësin pronarit të banesës dhe më pas ka hyrë brenda duke vjedhur një shumë monetare prej 150 mijë lekësh të reja. Pas kësaj ai u largua në drejtim të paditur, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.
Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale/