Ky është momenti i shpërthimit, i cili u cilësuar si sulm terrorist, mëngjesin e sotmë në Ankara.
Në video shihet se njëri nga terroristët zbret nga makina dhe hedh veten në erë në hyrje të ministrisë së Brendshme në Ankara.
Nga sulmi mbetën të plagosur dy policë, ndërsa terroristi tjetër, i cili ndodhej në makinë, u neutralizua, sipas autoriteteve vendase.
Konkretisht, ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale thotë: “Rreth orës 09:30, 2 terroristë kanë drejtuar një mjet komercial para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë të Brendshme duke kryer një sulm me bombë. Njëri nga terroristët i vuri flakën vetes dhe terroristi tjetër u neutralizua.
Gjatë të shtënave mbetën të plagosur lehtë 2 efektivë të policisë sonë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë