Ballina Lajme Vetëvrasja e 41 vjeçares që u denigrua në Tik-Tok, reagon Balla: Duhet...

Vetëvrasja e 41 vjeçares që u denigrua në Tik-Tok, reagon Balla: Duhet të bëjmë gjithçka për eleminimin e dhunës ndaj vajzave e grave

18

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për vetëvrasjen e 41 vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit pas denigrimit që i ishte bërë në rrjetin social Tik-Tok duke i hapur një profil fallco në emrin e saj.

Balla shkruan se duhet bërë gjithçka që të eliminohet dhuna ndaj vajzave e grave qoftë edhe online.

 

“Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE” përfundon reagimi i Ballës.