Një 55-vjeçare dyshohet se është vetëvarur në Kamzë ditën e djeshme ndërsa në lidhje me ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj Shefqet Lika. Pas aktit të vetëvrasjes së 55-vjeçares Shahe Lika, bashkëshorti i saj nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se e ndjera ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, policët ndaluan Likën 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.