Ky ljam është bërë i ditur nga vetë çifti i njohur pak kohë më parë, ku zbuluan edhe datën e martesës datën 17 qershor.
Ndërkohë që vetëm pak ditë i ndajnë nga një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, çifti duket se ka filluar me përgatitjet e dasmës, kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.
Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.
“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.
Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Arbanës dhe Eduartit pritët të bëjë bashkë shumë personazhe të njohur të showbizit dhe ekranit shqiptar.
Mbetet për tu parë edhe rrethi i ngushtë miqësor i çiftit të njohur, pasi jo shumë do të jenë pjesëmarrës në dasmën që do të zhvillohet në Itali.