Ballina Lajme Vetëm 26 marsi do të saktësojë nëse Balilaj në Patos dhe Kokoneshi...

Vetëm 26 marsi do të saktësojë nëse Balilaj në Patos dhe Kokoneshi në Divjakë do të mund të vazhdojnë garën e kandidimit për zgjedhjet e 14 majit.

1

Ndërsa 26 marsi është cilësuar si dita kur socialistët do të zyrtarizojnë emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit, kanë filluar të zbulohen një pjesë e konsiderueshme e emrave të cilët do të garojnë për të fituar një mandat të ri apo edhe për të qenë për herë të parë në krye të një institucioni vendor. Kështu sipas të dhënave paraprake shumica prej tyre kryetarëve aktualë do të rikandidojnë, por ka edhe surpriza me emra të rinj.

Nga 61 bashkitë, vetëm në 16 prej tyre pritet të ketë figura të reja. Janë disa qarqe në vend që nuk do të preken nga ndryshimet e emrave si në qarkun më të madh, atë të Tiranës, ku nuk do të ketë asnjë ndryshim në të 5 bashkitë. Por duket që risi do të ketë dhe në qarkun e Fierit ku deri tani nuk janë rikonfirmuar tërësisht emrat e mëparshëm që kanë drejtuar bashkitë e këtij qarku. Në qarkun e Fierit, pritet rikonfirmimi i pjesës më të madhe të kryetarëve aktualë, madje edhe të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailit që është pohuar para dy ditësh nga vetë i ngarkuari i qarkut Taulant Balla. Qarku i Fierit përbëhet nga gjashtë bashki të cilat kanë diferenca në natyrën e tyre sa gjeografike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Nga të dhënat paraprake është konfirmuar kandiatura e kryetarit aktual të bashkisë së Fierit Armando Subashi, ajo e Lushnjës me kryetaren aktuale Eriselda Sefa, ashtu si Majlinda Bufi do të vazhdojnë garën e 14 majit për një mandat tjetër, kur ka marrë një konfirmim për rikandidim të kryetarit të bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj. E ndërsa të sipërmendurit kanë një premtim për të vazhduar më tej garën e tyre, ende të papërcaktuara mbeten kandidaturat e dy bashkive të tjera të qarkut të Fierit, ajo e Patosit e cila deri më tani është drejtuar nga Rajmonda Balilaj, ndërsa ajo e Divjakës nga Fredi Kokoneshi.

Do të mbetet vetëm data 26 mars me mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste në përfundim të së cilës do të mësohet zyrtarisht se cilët do të jenë emrat e rinj për këto dy bashki, apo do të ketë sërish shansin Balili dhe Kokoneshi për të garuar në garën e re të fitimit të drejtimit të bashkive të tyre repsektive.

Tv kombi