Ballina Vendi Veshur me “Philipp Plein”, ky është Brilant Martinaj, u vra sot në...

Veshur me “Philipp Plein”, ky është Brilant Martinaj, u vra sot në Fushë Krujë

1

Dosja.al ka siguruar foton e Brilant Martinajt, një prej viktimave të masakrës së Fushë Krujës.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela.

Por i riu është ekzekutuar sot në Fushë Krujë se bashku me Besmir Hoxhën dhe Diklon Vatën, të dy nga Kurbini.

Në kohën kur akuzohej për vrasjen e efektivit Prela, Dosja.al mësoi se Martinaj ndodhej në një spital në Turqi me familjarët, për arsye shëndetësore.

Për ngjarjen u vu në pranga Nikoll Sherrniku, i cili akuzohet për vrasjen e Prelës mëngjesin e 5 dhjetorit, në zonën e njohur si “Gajush”, në afërsi të Lezhës. Tashmë policia është në kërkim edhe të armës së krimit