Ballina Lifestyle & Showbiz Verë 2023: Këto 5 veshje do t’ju bëjnë të dukeni bukur dhe...

Verë 2023: Këto 5 veshje do t’ju bëjnë të dukeni bukur dhe nuk kërkojnë shumë “investim”

1

Qershori është muaji në të cilin gjallërohet më shumë jeta e përditshme ndaj tema “më e nxehtë” është si të vishemi. Nëse nga njëra anë mund të jeni duke punuar me orar të plotë në zyrë, nga ana tjetër rritet dëshira për pushime dhe për të kaluar fundjavat jashtë qyteteve.

Dhe tendencat sezonale janë të vendosura: përfshirja e detajeve të verës në veshje është një domosdoshmëri, dhe nuk është aq e vështirë.

Këmishë dhe xhinse të lirshme

Verë 2023: Këto 5 veshje do t'ju bëjnë të dukeni
Këmisha me prerje për meshkuj është trendi i momentit. Prej pambuku apo prej linoje, në një ngjyrë verore si bluja, kjo këmishë ju ndihmon në çdo vend, që të mos ndiheni kurrë e veshur në mënyrë të papërshtatshme. Çdo ditë në qershor mund të visheni  me xhinse të gjera ose të drejta, pasi për shkak të klimës ato mund t’i mbani gjatë këtij muaji.Një palë këpucë të hapura në pjesën e pasme, stileto ose të sheshta, plotësojnë veshjen me thjeshtësi. Për çdo rast.

Xhaketa klasike e kostumit mund të zëvendësohet me një jelek të përshtatur.

Verë 2023: Këto 5 veshje do t'ju bëjnë të dukeni

Edhe top veror, edhe xhaketë: kompromisi i duhur për t’u veshur me pantallonat me bel të lartë, të kombinuara me njëra-tjetrën ose edhe në kontrast. Moda e Pranverë-Verës 2023 lejon që veshja të shkojë mirë edhe me atlete, për ato që nuk veshin dot takat nga rritja e temperaturave.

Kanatjere dhe fund midi

Verë 2023: Këto 5 veshje do t'ju bëjnë të dukeni

Ndër të gjitha kombinimet më elegante të sezonit, bluza pas trupit dhe fundi midi fitojnë gjithmonë. Një veshje verore magjepsëse që është perfekte për mbrëmjet e para të verës. Nëse doni të dukeni më sensuale,  vishni një fund me një të çarë. Kombinojeni me një palë shapka apo sandale me rripa.

Kombinimi i ngjyrave: e verdha me grinë

Verë 2023: Këto 5 veshje do t'ju bëjnë të dukeni
E verdha, nga nuanca më e gjallë e deri tek nuancat e mustardës, është ngjyra e verës 2023. E verdha si diell, reflekton dritën dhe i jep shkëlqim lëkurës. Sigurisht, shkon mirë me gri të hapur ose të errët si asfalti. Dhe kështu kombinimi bëhet më i përshtatshmi për të eksperimentuar ndërsa dilni në qytet në fillimin e verës. Për një dozë të mirë pozitiviteti.

Të domosdoshmet: bokserat për meshkuj

Verë 2023: Këto 5 veshje do t'ju bëjnë të dukeni

Bokserat janë ndër pantallonat e shkurtra më të njohura në këtë sezon të nxehtë 2023. Pantallonat e shkurtra prej pambuku me vija të freskëta, kryesisht të bardha dhe blu, dikur visheshin si të brendshme nga meshkujt, tani përdoren nga vajzat dhe tregojnë feminilitet. Gjithçka që ju nevojitet për kombinim është një këmishë e bardhë e hapur dhe një bluzë pas trupit.

Përshtatur nga Living