Nëna e Rita Orës, Vera ka marrë pjesë në festivalin “FemFest” që u mbajt në Tiranë, Vera e cila me profesion është psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor, mbajti një fjalim para të pranishmëve në festival.
E veshur e tëra në të zeza me makijazh të theksuar, Vera dukej elegante dhe në formë të mirë teksa qëndronte para audiencës.
Kjo paraqitje e ka bërë krenare vajzën e saj, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Ritën, e cila ndau disa imazhe të së ëmës në llogarinë e Instagramit.
“Krenare me nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet FemFest një festival për të drejtat e grave në Shqipëri, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.