Show i talenteve i njohur në të gjithë botën “America’s Got Talent” ka marrë pak aromë shqiptare. Në të morën pjesë dy vëllezërit Balla, Artani dhe Arnoldi.
Me aftësitë e tyre akrobatike, ata mahnitën publikun e gjerë amerikan, por lanë gojëhapur edhe jurinë që përbëhet nga emra shumë të njohur si Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara. “Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani, i cili studion drejtësi.
Pas performancës, e cila ishte e arrirë, vëllezërit Balla morën ovacionet e publikut dhe jurisë.
“Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt”, tha Heidi Klum.
“Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, tha Vergara.
Edhe Simon Cowell e pëlqeu aktin, por pati një kritikë të vogël. Nuk i pëlqyen topat portokalli që vëllezërit Balla përdorën.
Por pavarësisht kësaj kritike të vogël ata kaluan këtë fazë me tre “PO” duke hyrë mes talenteve më të mira të Amerikës./tvklan.al