
Pogradec- Nis hetimi për neglizhencë në mjekim për një mjek në Pogradec.
Policia vendore ka referuan materialet në Prokurori dhe ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Hetimi nisi pas kallëzimit të bërë nga D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit ka neglizhuar në mjekimin e vëllait të saj.
Më 28 mars 2022, tek urgjenca e këtij spitali u paraqit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër.