Ballina Lajme Veliaj del nga SPAK pas 8 orësh: U ezaurua çështja e inceneratorëve,...

Veliaj del nga SPAK pas 8 orësh: U ezaurua çështja e inceneratorëve, isha si bashkëpunëtor

47

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi u mor në pyetje për rreth 8 orë.

“E vetmja gjë që mund t’i bëjmë eshte të forcojmë institucionet. Kisha kohë që kisha kërkuar nje takim. Patëm një ezaurim për çështjen e inceneratorëve. U thanë detaje të tjera, të dy kolegët hetues me kërkuan që për çështje të sekretit hetimor, të mos i ndaj me gazetarët. Sot ndihem më i lehtësuar që pata mundësinë të them fjalën time”, tha Veliaj.